Hagë, 24 mars 2016 – Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara në Hagë, e kanë shpallur vendimin, duke thënë se ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai është dënuar me 40 vjet burg.
Gjykata tha se, si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, Karaxhiq në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe, të cilat masakruan 8000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, e cila ishte masakra më e tmerrshme që pas Luftës së Dytë Botërore. Karaxhiq është shpallur fajtor edhe për nëntë akuza të tjera që përfshijnë vrasje dhe përndjekje, ndërkohë është shfajësuar nga një akuzë e dytë për gjenocid, në shtatë qytete dhe fshatra të tjera në Bosnjë, gjatë luftës së viteve 1992-1995.
Ky vendim konsiderohet si më i rëndësishmi, që nga Procesi i Nurembergut, në vitet 1945-1946, i cili i gjykoi nazistët gjermanë. Karaxhiq u arrestua në korrik të vitit 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.
Radovan Karaxhiq, fajtor – Dënohet me 40 vjet burg!
POSTIMI PARAPRAKArrestohet grabitësi i kazinosë në Zhur!
POSTIMI I RADHËSBie nga skela – Humb jetën 21-vjeçari nga Malisheva!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.