Tre të mitur lëndohen gjatë përleshjes mes tyre!

Tre të mitur lëndohen gjatë përleshjes mes tyre!

Prizren, 15 mars 2017 – Gjashtë të mitur janë përleshur mes vete në Prizren, prej të cilëve tre kanë marrë lëndime trupore, njoftohet sot përmes raportit të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në Rrugën “Remzi Ademaj”.
“Tre nga gjashtë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor”, thuhet në raport.

Leave a Reply