Dragashi përfitues nga projekti “InTerDev – 2”

Dragashi përfitues nga projekti “InTerDev – 2”

Prishtinë, 17 mars 2017 – Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë lansuar dje fazën e dytë të projektit “Zhvillimi i Integruar Territorial” (InTerDev). Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, e ka nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e këtij projekti që do të implementohet edhe në komunën e Dragashit, nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP-ja.
Sipas një burimi nga protagonistët që do të merren me këtë projekt, bëhet e ditur se ky projekt është trevjeçar dhe do të implementohet, përveç në Dragash, edhe në Shtërpcë dhe në Viti. “Gjatë fazës së parë trevjeçare, përmes këtij projekti u ndihmuan mbi 750 gra e burra që të gjejnë punë, duke ua përmirësuar jetën e më tepër se 2600 familjarëve të tyre nga komunat e Dragashit dhe Shtërpcës. Duke parë se ky projekt arriti t’i adresojë disa nga sfidat më madhore, me të cilat ballafaqohen qytetarët, ADA dhe UNDP lansuan fazën e dytë të projektit, i cili do të zgjasë deri në janar të vitit 2020”, tha për redaksinë tonë njëri nga protagonistët e projektit.

Leave a Reply