UBT – Marrëveshje bashkëpunimi me English Teaching and Training Center

UBT – Marrëveshje bashkëpunimi me English Teaching and Training Center

Prishtinë, 07 shkurt 2020 – Institucioni arsimor prestigjioz në Kosovë “UBT”, ka nënshkruar një nga marrëveshjet tejet të rëndësishme me qendrën botërore “English Teaching and Training Center”, e cila ka shtrirje në Britani të Madhe, Francë, shtetet e Afrikës, etj.
Marrëveshja në fjalë është lidhur, me qëllim që studentët të ngritin shkathtësitë e tyre në gjuhët e huaja, me theks te veçantë, në gjuhën angleze, që institucionet të organizojnë trajnime dhe programe të përbashkëta në fushat e arsimit të lartë, të zhvillohen shkëmbime ndërkulturore dhe jo vetëm.
Konkretisht marrëveshja parasheh dhe synon që studentët nga mbarë bota të njihen me vlerat, kulturën dhe traditat e vendeve përkatëse, përfshirë edhe Kosovën. “Ky memorandum i bashkëpunimit mes UBT-së dhe English Teaching and Training Center, siguron zhvillim profesional e të vazhdueshëm, duke përfshirë metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, për sa i përket shkëmbimit të të dhënave, shkathtësitë dhe zhvillimeve në fushën e pedagogjisë”, tha rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.