Kryetari Xheladini vizitoi MMPHI-në ku iu la një “thes” kërkesash!

Kryetari Xheladini vizitoi MMPHI-në ku iu la një “thes” kërkesash!

Dragash, 04 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga nënkryetari, Resul Fetahu, sot zhvilluan një takim pune në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ku u pritën nga Hysen Durmishi, zëvendësministër.
Xheladini, pasi e falënderoi për pritjen, zëvendësministrit i ka dorëzur në formë të shkruar disa kërkesa si:

– Asfaltimi i rrugës, Xërxe – Pllajnik

– Asfaltimi i rrugës, Kapre – Rrenc

– Asfaltimi i një pjese të rrugës, Zlipotok – Brod

– Asfaltimi i hapësirës në stacionin e autobusëve në Dragash

– Futja nën menaxhim të Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve:

– Prizren – Pouskë – Zaplluxhe – Guri i Zi

– Krushevë – pika kufitare Shishtavec

– Buka – pika kufitare Borje

– Brod – Arxhena.

Gjithashtu, kryetari i bëri edhe kërkesë tjetër, që blegtorët e komunës së Dragshi të lirohen nga pagesa e taksës për shfrytëzimin e kullotave në parkun nacional.
Nga ana tij, zv-ministri e ka falënderuar  kryetarin Xheladini për vizitën, duke paralajmëruar se shumë shpëjt do ta vizitojë komunen e Dragashit, për t’u njohur më përsëafërmi me kërkesat dhe nevojat e kësaj ane.