Projekti “Lungo Mare” në Vlorë, synim i kryeministrit Rama!

vlora synon pedonalenVlorë, 28 nëntor 2013 – Duke e zgjedhur simbolikën e Ditës së Pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur sot konkursin ndërkombëtar për realizimin e projektit të quajtur “Lungo Mare”, i cili do të realizohet në qytetin e Vlorës. Ky projekt do të përfshijë ndërtimin e një rruge pedonale për qytetarët dhe turistët e këtij qyteti, përgjatë vijës bregdetare, nga “Pylli i Sodës” e deri tek zona “Uji i Ftohtë”.
Në një ceremoni të organizuar sot në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Rama foli si deputet i këtij qarku, duke vënë në dukje, atë që e quajti si harresë të këtij qyteti nga qeveria pararendëse. “Vlora, kishte kohë që kishte dalë nga kontrolli. Por, vullneti politik i qeverisë aktuale është, që të vendosë rregullin urban në këtë qytet. Prishja e ndërtimeve të parregullta do të vijojë, jo vetëm në Vlorë por përgjatë gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë”, tha mes tjerash Rama, duke specifikuar se projekti “Lungo Mare” parashikohet të jetë gati, brenda sezonit turistik të vitit 2015.

Leave a Reply