Aktori serb imiton mrekullisht Edi Ramën në Beograd (Video)

sergej trifunovic edi ramaBeograd, 03 janar 2015 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është imituar në Beograd nga një aktor serb, në emisionin komik “24 minuta me Zoran Kesiqin”, i cili transmetohen në televizionin beogradas – B92.
Intervista e improvizuar me Edi Ramën, në emisionin që është ndër më të shikuarit në Serbi, u transmetua mbrëmjen festive të Vitit të Ri, ku drejtuesi i këtij emisioni, Zoran Kesiq, në mënyrën më komike intervistonte aktorin e njohur serb, Sergej Trifunoviq, i cili luante rolin e kryeministrit Rama, duke folur në në shqip dhe që bisedën e nisë duke thënë se Kosova është e pavarur. Ndërkohë, në tribunën e spektatorëve duket vëllai i tij, i cili e bënte vëllanë e Ramës, Olsin, teksa po i shante bateritë e prodhimit kinez, të cilat nuk po e vënin në lëvizje fluturaken. E gjithë kjo skenë është pritur më duartrokitje nga të pranishmit, të cilët dukej se kjo skenë nuk iu pëlqente, por mënyra e imitimit dhe roli i protagonistëve i bënte që të qeshnin.

Kliko këtu për VIDEO

Leave a Reply