Kërçova përgjaket, në Ditën e Flamurit!

aksident fatal kercoveKërçovë, 28 nëntor 2013 – Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:30, në rrugën “Republika e Uzhicës”, në Kërçovë të Maqedonisë. Deri tek aksidenti ka ardhur, kur drejtuesi i automjetit “Golf”, me targa të Kërçovës, kishte humbur kontrollin dhe është përplasur me një ndërtesë. Në automjet ndodheshin pesë persona, tre prej të cilëve vdiqën në vend, ndërsa dy të tjerët janë dërguar, fillimisht në qendrën mjekësore të Kërçovës, ku njëri prej tyre është transferuar në spitalin e Ohrit. Ende nuk dihet identiteti i personave, por hetimet e para kanë rezultuar me të dhënat se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, kur dhe drejtuesi ka humbur kontrollin dhe janë përplasur në një ndërtesë.

Leave a Reply