Plaka 104-vjeçare, përdor telefon të mençur! (Video)

Plaka 104-vjeçare, përdor telefon të mençur! (Video)

Ferizaj, 06 prill 2018 – Lokja 104-vjeçare di të manovrojë me telefonin e saj të mençur dhe ka një memorie, sikurse të ishte e re. Kjo është Xhezide Alia, nga Stançiçi, e cila është intervistuar në Kumanovë, ku ndodhet për vizitë tek familjarët e saj. Të gjithë habiten se si është e mundur që një person, i cili ka tejkaluar një shekull jetë, është ende në formë kaq të mirë.
Por, lokja Xhezide thotë se ka punuar vazhdimisht dhe është ushqyer bio. Ajo porosit shqiptarët që të mbahen mes vete, mos të largohen nga lidhjet farefisnore, të duhen dhe të respektohen, raporton – 21media.