Plagosje në Suharekë – Arrestohen katër persona!

Plagosje në Suharekë – Arrestohen katër persona!

Suharekë, 04 korrik 2019 – Policia Rajonale e Prizrenit bën të ditur se sot ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri, tek një pompë derivatesh në Suharekë.
Ekipet e Policisë, pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në QKMF-në e Suharekës, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, për tu transferuar më pas në QKUK, në Prishtinë.
Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, policia ka identifikuar katër të dyshuar, si pjesëmarrës në këtë incident, si dhe ka konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të shkrepur. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, kurse të dyshuarit tjerë janë lënë për t’u proceduar në liri.