Dragash, 03 qershor 2024 – Hidroregjioni Jugor, njësia në Dragash, njofton se, për shkak të një defekti në koagulatorin e ujit në Dragash, është ndërprerë prodhimi i ujit.
“Punëtorët tanë janë duke punuar në sanimin e defektit dhe, me t’u sanuar defekti, do të fillojë prodhimi i ujit. Kërkojmë nga konsumatorët që ta kursejnë ujin, në mënyrë që mos të ketë ndërprerje në furnizim”, thuhet në njoftimin e Njësisë së Hidroregjionit Jugor në Dragash.
Njoftim nga “Hidroregjioni Jugor” në Dragash
POSTIMI PARAPRAKNë aksident trafiku humbin jetën dy persona nga Dragashi!