Në aksident trafiku humbin jetën dy persona nga Dragashi!

Në aksident trafiku humbin jetën dy persona nga Dragashi!

Prizren, 03 qershor 2024 – Dy persona nga komuna e Dragashit kanë ndërruar jetë, pasi kanë marrë lëndime të rënda në një aksidenti të ndodhur rreth orës 11:00, në afërsi të Trokanit.
Ende nuk dihen hollësi rreth këtij rasti por, burimet tona nga policia kanë mësuar se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti udhëtarësh dhe një kamioni. “Deri më tani dimë se dy persona, një grua dhe një fëmijë, nuk iu kanë përballuar plagëve të marra në këtë aksident. Por, hetimet janë duke u kryer, ku do të mësohet saktësisht për detajet”, i ka thënë redaksisë sonë një burim nga Policia e Kosovës.


 

KËRKO FJALËT