Njerëzore – Një rrugë e dy punë!

traktori pastron komunenDragash, 12 janar 2015 – Një traktorist, i kontraktuar nga Komuna e Dragashit për pastrimin e borës në rrugën e fshatit Baçkë të trevës së Gorës, është parë të hënën duke pastruar borën përpara ndërtesës së Komunës.
I kontaktuar nga Radio SHARRI, një zyrtar i lartë i kësaj komunë ka thënë se “traktoristi nuk e ka obligim të bëj këtë intervenim edhe përpara ndërtesës së Komunës, por duket që ai ka dashur vullnetarisht të intervenojë”.
Mbase, ai ka dashur që të bëj një rrugë e dy punë, por ajo që ka ra në sy ishte vullneti i jashtëzakonshëm i këtij traktoristi në këtë aktivitet njerëzor.

Foto: Hajri TËRSHNJAKU

Leave a Reply