Një person vetëvaret, sapo kthehet nga krushqit!

vetevarje serbica prizrenPrizren, 05 prill 2015 – Një person nga Serbica e Ulët e Prizrenit, i ka dhënë fund jetës së tij me vetëvarje. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. “Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, i ka kryer proceduarat dhe ka hetuar vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje por do të vazhdohet me hetime”, ka thënë zëdhënësi Berisha për Indeksonline.
Sipas familjarëve, ngjarja tragjike kishte ndodhur kur i ndjeri (A.B.) ishte kthyer nga një dasmë, ku kishte qenë krushq për të marrë nuse. Sapo ishte afruar shtëpisë së tij, ai kishte kërkuar të zbresë nga automjeti, për të shkuar në shtëpi. Pas pak kohe, kur familjarët tjerë kthehen nga dasma, e vërejnë se nuk përgjigjet. Pas kërkimeve, familjarët e gjejnë pa shenja jete, të varur nën kulmin e shtëpisë.

Leave a Reply