Puntori i Postës në Dragash tentoi të vetëvarej!

Puntori i Postës në Dragash tentoi të vetëvarej!

Dragash, 09 dhjetor 2019 – Një punëtor i Postës në Dragash ka tentuar sot t’i jepte fund jetës, duke u vetëvarur në ambientet e postës. Një burim i besueshëm ka thënë për redaksinë tonë se 54-vjeçari (F.E), fillimisht e kishte lajmëruar policinë dhe më pas është varur, por që kabllot ku ishte varur nuk e kanë mbajtur peshën e tij dhe ai ka përfundur vetëm me lëndime në fyt.
Sipas këtij burimi, personi në fjalë kishte tentuar edhe më herët ta bënte këtë veprim, si dhe njihej si konsumues i barërave antidepresive.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka hetuar rastin, ndërsa viktima është shpënë për tretman mjekësor.