Dragash, 20 dhjetor 2014 – Janë dy kompani që për më shumë se një dekadë mbajnë vijën e rregullt me autobusë Dragash – Beograd dhe anasjelltas. Njëra është “Fjolla” dhe tjetra “Adio Tours”. Por, lajmet që me pompozitet po trumbetohet nga media të caktuara në vend, rreth migrimit të të rinjve, nuk e ka lënë pa e prekur edhe komunën e Dragashit dhe këto kompani.
Ka mjaftuar që një portal amator nga kjo komunë t’i shkruaj dy rreshta, kinse nga Dragashi po ikin të rinjtë për çdo natë, me nga dy autobusë dhe, portalet që thirren si nacionale, e kanë transmetuar të njëjtin lajm, duke e ilustruar me fotografitë e njërës nga dy kompanitë që mbajnë linja të rregullta nga Dragashi për në Beograd dhe anasjelltas. “Kësaj pune i doli boja… Nuk e dimë, nëse po na bëjnë reklamë pozitive apo negative, por ajo që ne mund të themi është fakti se tek ne nuk ka më gazetarë por vetëm përfitues. Kur them përfitues, fjalën e kam tek ata që hapin një portal dhe shkruajnë gjithçka, vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë klikime dhe jo se po informojnë lexuesit”, thotë për Radio SHARRI-n, drejtuesi i njërit nga dy autobusët e linjës Dragash – Beograd. Pa dashur që t’i përmendet emri publikisht, ky drejtues autobusi nuk e mohon të ketë udhëtarë që synojnë Beogradin, për të ikur më pas drejt Hungarisë. Por, ai thotë se nuk ka të tillë nga Dragashi. “Nga Dragashi, si gjithmonë, kemi udhëtarë të rregullt, të cilët shkojnë e vijnë.
Dihet se shumicën e udhëtarëve e përbëjnë banorët e Gorës, të cilët janë me punë apo edhe shkojnë për vizita tek familjarët e tyre në Beograd. Por, emigrantë assesi. Ndërkaq, nga Prizreni e Prishtina, mund të ketë të tillë udhëtarë që synojnë Hungarinë, por ne nuk mund ta dimë këtë, pasi ata nuk i njohim dhe i trajtojmë si çdo udhëtar tjetër”, sqaron drejtuesi i njërit nga autobusët që mbajnë këtë vijë të rregullt.
Nga Dragashi në Beograd, nuk udhëtojnë emigrantët!
POSTIMI PARAPRAKBOKS: Unanimisht fitoi Krasniqi – Synon titullin botëror
POSTIMI I RADHËSVdes në aksident, djali i vetëm i poetit Visar Zhiti!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.