BOKS: Unanimisht fitoi Krasniqi – Synon titullin botëror

robin krasniqi fitorjaMynih, 20 dhjetor 2014 – Robin Haxhi Krasniqi shënoi fitore kundër polakut, Darius Sek, duke hapur rrugën për titullin botëror.
Boksieri nga Juniku i Kosovës, i cili përfaqëson Gjermaninë, Robin Krasniqi, ka triumfuar pas zhvillimit të 12 raundeve luftë kundër Darius Sek, ndaj të cilit u tregua më i mirë, sipas vendimit unanim të gjyqtarëve.
Krasniqi ishte i mirë, sidomos në tre raundet e para, si dhe në raundet 11-të e 12-të, duke e fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai tashmë do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO). Boksieri numër dy në kategorinë gjysmë të rëndë, i mbrojti sot në Mynih titujt në WBA Continental dhe WBO Continental.

Leave a Reply