Dragash, 28 korrik 2018 – Familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve, pas nderimeve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ia mësynë malit mbi fshatin Buçe të komunës së Dragashit, vendit ku ndodhet lapidari që i kushtohet dëshmorit, Nexhat Fanaj, i cili ra në betejën që u zhvillua në vendin e quajtur “Kodra e Gjeraqinës”, me 28 korrik të vitit 1998.
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Vërrinit, deputeti aktual Zafir Berisha, tha se në këtë betejë të lavdishme u flijuan trimat, Nexhat Fanaj, Beamir Memaj e më pas edhe Ajdin Rramanaj, gjaku i të cilëve është bazament i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. “Pas 20 viteve, në Koretnik-Pikllimë, në kujtim të betejës së fshatit Buçe dhe Brezne, më 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftëtarëve që kishin qenë për furnizim me armatim, bie në pritë të forcave serbe dhe në luftimet e ashpra që u zhvilluan atëkohë në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne (krahina e Opojës) bien heroikisht dy ushtarët tanë, Beamir Memaj nga Zhuri dhe Nexhat Fanaj nga Kobaj, si dhe u plagosën rëndë, Sami Berisha nga Lezi, Ismet Zyberi nga lagjja Tusuz e Prizrenit dhe Albrim Krasniqi nga fshati Vlashne”, ka përkujtuar Berisha.
Në Pikëllimë të Dragashit përkujtohen dëshmorët e kombit
POSTIMI PARAPRAKDragashit i jepen 800 mijë euro për infrastrukturën sportive!
POSTIMI I RADHËSMe nderime të larta shtetërore, sot u varros Adem Demaçi