Bruksel, 30 gusht 2018 – Me 30 vota PËR dhe 10 KUNDËR, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), në Parlamentin Evropian, ka votuar sot PËR liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tanja Fajon, raportuese për çështjen e vizave për Kosovën, e vlerësoi këtë si hap shumë me rëndësi për Kosovën. “E di se sa e vështirë ka qenë dhe sa punë kanë bërë kosovarët që të arrijnë kriteret për liberalizim. Dëshiroj që ti ofroni mbështetje të plotë raportit pasi që Kosova e meriton të ketë lëvizje të lirë”, ka thënë Fajon.
Ky hap ka pasuar rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian, në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në Zonën Shengen. Ky rekomandim pritet që të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.
Në Bruksel votohet pro liberalizimit të vizave
POSTIMI PARAPRAKMësimdhënësit e Rapçës përgatiten për pritjen e Vuçiqit!