Cramon ndan frustrimin me kosovarët për mungesën e liberalizimit të vizave.

Cramon ndan frustrimin me kosovarët për mungesën e liberalizimit të vizave.

Bruksel, 25 mars 2021 – Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, sot po diskutohet për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku pritet edhe të votohet.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë në paraqitjen e saj se ky raport shënon edhe sukseset e arritura në Kosovë dhe sfidat e problemet me të cilat Kosova po përballet. Ajo iu është falënderuar kolegëve nga të gjitha grupet e Parlamentit Evropian për mbështetjen e këtij raporti. “Parlamenti Evropian mbetet i bashkuar fuqishëm krah popullit të Kosovës. Ata janë me shumicë të madhe në favor të BE-së. Në fakt, asnjë popull në rajon nuk shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa populli i Kosovës. Por, kjo nuk është diçka që duhet të kuptohet nga ne si e garantuar. Prandaj edhe ne duhet t’i përmbushim obligimet dhe premtimet tona, sidomos për liberalizimin e vizave”, ka thënë raportuesja për Kosovën, duke shtuar se edhe ajo ndan frustrimin me qytetarët e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave. Cramon iu ka bërë ftesë vendeve anëtare të BE-së që në Këshill të marrin më në fund vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.