Prishtinë, 23 prill 2020 – Në Klinikën Infektive sot ndërroi jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi, i cili ishte infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, të cilët thonë se i ndjeri ishte një profesionist i pashoq dhe kontribuues në funksionalizimin e e njësiteve përkatëse të Doganave.
“Kjo është një humbje e madhe për Doganën, pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganor të parë, i rekrutuar që nga viti 2000. Ai ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e institucionit tonë, duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi, të cilat edhe i themeloi dhe i funksionalizoi. Së fundmi, i ndjeri ishte udhëheqës i pikë-kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës, duke shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.
Ndërron jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi
POSTIMI PARAPRAKDeputeti Adem Hoxha vizitoi kryetarin e Dragashit
POSTIMI I RADHËSOficeri i Doganës së Vërmicës në gjendje të rëndë shëndetësore!