Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizitoi Dragashin (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizitoi Dragashin (Video)

Dragash, 02 shtator 2020 – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot qëndroi në Dragash, ku me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabanin, biseduan rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në pandemi edhe në këtë komunë. “Sqarova se ne si Ministri e Shëndetësisë kemi ndarë specializime mjekësore për kandidatët nga Dragashi që të zgjidhet problemi disavjeçar i mungesës së mjekëve specialistë në gjinekologji dhe mjekësinë familjare, duke angazhuar mjekë të rinj. Së shpejti do të ndërmarrim edhe veprime të tjera, në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat Shëndetësore nëpër fshatrat e dy trevave të kësaj komune, Opojë dhe Gorë”, tha për redaksinë tonë ministri Zemaj.
Në takim ishin prezentë edhe Selim Kryeziu, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, Adnan Rexhepllar, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hamza Balje, zëvendësministër i Infrastrukturës, si dhe deputeti në Parlamentin e Kosovës, Adem Hoxha.