Shabani: “Profesori turk nuk po vepron kundërligjshëm”

Shabani: “Profesori turk nuk po vepron kundërligjshëm”

Dragash, 16 gusht 2018 – Profesori nga Turqia, i cili po përcillet nga disa bashkëpunëtorë të tij, si dhe një banor lokal nga fshati Vraniç, në trevën e Gorës, mbrëmë është takuar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, të cilit i ka dhënë sqarime se çfarë është duke bërë tek varrezat e vjetra të kësaj ane, për të cilin veprim u raportua edhe në media.
Në një prononcim për redaksinë tonë, kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, tha se është njoftuar nga profesori në fjalë rreth interesimit të tij për këto varreza të vjetra. “Profesori në fjalë më njoftoi se po iu bënë vizitë studimore këtyre varrezave, por pa i dëmtuar ato. Thjeshtë, ai po sillet si një turist i rëndom dhe nuk e kemi konsideruar se po bën ndonjë veprim të jashtëligjshëm, përderisa nuk i dëmton gurët e atyre varrezave apo edhe monumenteve të tjera. Sa i përket fotografive, kjo nuk është e ndaluar dhe, rrjedhimisht, nuk mund të themi se ai po vepron kundërligjshëm”, ka thënë Shabani, duke premtuar se Komuna e Dragashit do të ketë kujdes të shtuar ndaj monumenteve historike, si dhe pasurive të tjera të kësaj natyre.