Prishtinë, 13 janar 20120 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm i është drejtuar me një letër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit që të nominohet mandatari për kryeministër të vendit.
Kurti i kërkon kreut të shtetit që të mos bëjë vlerësime politike dhe presion, përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë, proces ky që, sipas tij, është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti nuk mund të bëjë interpretime shtesë. Kreu i LV-së shkruan se Kushtetuta nuk i njeh presidentit të republikës asnjë autoritet për të ushtruar një vetësugjerim për emërim ose vetëpërcaktim të kandidatit që përfaqëson vullnetin e subjektit politik, fitues të zgjedhjeve. Ai gjithashtu shkruan se roli i presidentit është pasiv në të gjithë procesin e krijimit të qeverisë dhe se, vetëm formalisht, mandaton një kandidat, pasi atij i dërgohet emri nga subjekti që ka shumicën parlamentare.
Më tej Kurti thotë se LV-ja nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit as edhe të cenojë autoritetin e presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një akordim për programin qeverisës. Ai thotë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në fazën e finalizimit dhe në një të ardhme të afërt do t’i dërgohet zyrtarisht emri i të nominuarit për mandatar të shefit të ekzekutivit të vendit.
Kurti i shkruan letër Thaçit – E porosit të mos bëjë presion!
POSTIMI PARAPRAKShekulli i vrasjes dhe parasë!
POSTIMI I RADHËSMbrëmja festive kaloi më mirë se kurdoherë më parë!