Koriten disa media – Rasti që ndodhi në Tetovë, ishte vetëvarje!


vetevarje babai biriTetovë, 03 gusht 2014 – Është zbardhur sot rasti i vrasjes së dyfishtë, at e bir, i cili ndodhi një ditë më parë në Tetovë. Prokuroria e Tetovës njoftoi se nuk bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, por vetëvrasje. “Fillimisht është varur i riu, rreth të 30-ave, i cili ka vuajtur nga problemet psikike. Pas zbulimit të vetëvrasjes, prindi i tij nuk ka mundur të durojë humbjen e të birit dhe i ka dhënë fund edhe jetës së tij, duke u vetvarur, sikurse që kishte bërë paraprakisht i biri”, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Derisa nuk kishte njoftim zyrtar nga ekspertiza, mediat e shumta kishin filluar të jepnin teori rreth asaj, se si kishte ardhur deri tek kjo tragjedi familjare. Madje, disa nga to kishin nxjerrë përfundimin se, babai e kishte varë të birin, për tu varë më pas edhe vet.
E gjithë kjo teori, të cilën e publikuan shumë nga mediat, duket se kishte të bënte me përfitimin e sa më shumë LIKE-ve, por që nuk iu interesonte se këtë përfitim po e nxjerrin nga fatkeqësia e një familjeje.
Kujtojmë se prindi i djalit me të meta mendore, kishte dalë në pension para pak kohësh, për shkak se vuante nga parkinsoni dhe duke dashur t’i përkushtohej më shumë djalit të tij.