Ivica Daçiq, nesër viziton Prizrenin!

ivica dacic ne prizrenBeograd, 09 prill 2016 – Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i këtij shteti fqinj, Ivica Daçiq, nesër do të qëndrojë në vendin tonë, për t’i vizituar objektet fetare ortodokse, për të cilat thotë se janë trashëgimi kulturore serbe në Kosovë e që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Vizitën e tij në Kosovë, Daçiq do ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku do të përçojë edhe mesazhe politike, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. “Daçiq do t’i vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë, të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, si patrikanën e Pejës, kishën e Levishës në Prizren dhe manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë, transmeton – Koha.net.

Leave a Reply