Thaçi vizitoi Prizrenin – Zotohet për angazhim maksimal!

hashim thaci lagjja kurillaPrizren, 01 mars 2016 – Qyteti i Prizrenit, duket se po e josh Hashim Thaçin, edhe pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Kosovës. Këtë po e dëshmon me vizitat e shpeshta që po ia bën këtij qyteti historik në çdo kohë. Pak më parë, vetë Thaçi ka postuar një foto në Facebook, ku ka shfaqur pamje duke pirë çaj pasdarke me banorët e lagjes “Kurilla” të Prizrenit. “Aty i takova bashkë, shqiptarë, turq e boshnjakë. Ky është qyteti i bukur i Prizrenit, i tolerancës dhe multietnicitetit”, ka shkruar Thaçi, i cili gjatë ditës ka shëtitur edhe në “Shatërvan”, ku ka pirë kafe me përkrahësit e tij. “Ndjehem i lumtur që sot ndodhem në qytetin e lashtë të kulturës, paqes, dashurisë, mirëkuptimit dhe tolerancës që e karakterizojnë Prizrenin. Do të përkushtohem me tërë qenien time për ndërtimin e një Kosove të re, me zhvillim të gjithanshëm”, është zotuar presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi.

Leave a Reply