Bedri Halimi, Hatim Baxhakut: “Edhe pa ty po bojka”

bedri halimi hatim baxhakuDragash, 26 shkurt 2016 – Pasi rezultoi me sukses raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të PDK-së në krye të shtetit, kanë vërshuar komente të shumta, si në medie ashtu edhe në rrjetet sociale. Para pakë castesh, Bedri Halimi që i përket PDK-së, ka postuar një koment në profilin e tij në Facebook, përmes së cilit i drejtohet deputetit të LDK-së, Hatim Baxhakut, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, duke iu shmangur pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen apo jo të Thaçit në postin e presidentit. “Hatim Baxhaku nuk ka pasur arsye të mos e votoj Hashim Thaçin. Përveç, nëse nuk ka marrë pjesë nga inati sepse Hatim Baxhaku dy herë ka qenë kandidat i LDK-së në zgjedhjet parlamentare dhe, që të dy herët, partia e tij, LDK-ja, ka humbur nga PDK-ja, (edhe më 2009 edhe më 2014). Më 2014 Hatim Baxhaku u mundua të kamuflohej, duke u paraqitur edhe si përfaqësues i LDK-së në Prizren dhe asaj në Dragash, e cila gjë, ndonëse i mundësoi që të zgjidhet si deputet, duke mbledhur vota të anëtarësia e LDK-së në Prizren dhe Dragash, por nuk arriti as ta ndihmojë e as ta shpëtojë LDK-në nga humbja, as në Dragash e as në Prizren. Por, kjo gjë, për nivelin intelektual të Baxhakut, nuk ka qenë dashur të jetë pengesë për mosvotim të Hashim Thaçit, pa le pastaj edhe për mospjesëmarrje në parlament. Aq më tepër, kur dihet se në bashkëqeverisje në nivel vendi janë PDK – LDK, e PDK-ja unanimisht e ka votuar Isën për kryeministër. Pra, PDK atëherë ishte unanime, pavarësisht qëndrimeve individuale të deputetëve të saj. Kam menduar se LDK-ja është më institucionaliste se PDK-ja, por sot u dëshmua se nuk është kështu. Fundja, kjo gjë, përpos që është e drejtë personale e secilit, para së gjithash është punë e LDK-së dhe konceptit të saj. Lavdia dhe koria iu takon secilit për veprimet që bën. Edhe përgjegjësia gjithashtu, qoftë morale para opinionit, qoftë politike para subjektit. Natyrisht, nëse e dinë rregullsinë dhe përgjegjësinë. Kurse PDK-ja (besa edhe LDK-ja bashkë me PDK-në), mund ta këndojnë lirshëm këngën: “Edhe pa ty po bojka po bojka”. Kurse për opozitën nuk dua ta them asnjë fjalë. Qëndrimet e tyre dihen, siç dihen edhe qëllimet. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Edhe Hatim Baxhaku pra, sikurse që edhe unë kam të drejtë ta shpreh mendimin tim, pavarësisht nëse i pëlqeu apo jo dikujt”, shkruan Bedri Halimi në – Facebook.

Leave a Reply