Dragash, 27 mars 2016 – Komuna e Dragashit në Kosovë dhe ajo e Gostivarit në Maqedoni kanë distancë ajrore rreth 25 kilometra, por që për ta vizituar njëra-tjetrën iu nevojiten rreth katër orë udhëtim. Kjo ka bërë që grupet punuese nga dy komunat përkatëse, të realizojnë një projekt të përbashkët, përmes të cilit do të përafroheshin me njëra-tjetrën përmes turizmit.
Në kuadër të projektit “Turizmi – Derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar”, përfaqësuesit e komunës së Gostivarit kanë qëndruar të shtunën në Dragash, ku i kanë përafruar qëndrimet rreth modaliteteve që në këtë vit të veprohet konkretisht, duke organizuar minipanaire në dy komunat përkatëse, me pjesëmarrjen e të gjithë ndërmarrësve nga këto dy treva që merren me prodhimtarin e produkteve që karakterizojnë tradicionalen. Gjithashtu, siç u tha në takimin që u organizua në Dragash, përmes këtij projekti do të përafrohen mes vetë prodhuesit bujqësorë, agjencitë turistike si dhe mediet nga dy këto komuna. Në takim u tha se qëllimi është njohja e dy anëve mes vete, përmes katër shtigjeve të lartcekura. Krejt kjo, me qëllim që t’i jepet shtytje qeverive komunale nga Dragashi dhe Gostivari për ngritjen e kapaciteteve vepruese në këtë drejtim. Më pas, qeveritë komunale të kërkojnë më shumë nga ministritë përkatëse për mbështetjen e këtyre aktiviteteve.
Sipas asaj që u tha në Dragash, takimi i radhës do të organizohet në Gostivar, ndërkohë që në prill dhe në maj të organizohen dy minipanaire, njëri në Gostivar dhe tjetri në Dragash.
Dragashi dhe Gostivari hapin dyert e bashkëpunimit ndërkufitar
POSTIMI PARAPRAKMarko Gjuriq, nesër viziton Gorën!
POSTIMI I RADHËSVrasje në Xërxë, mes pronarëve të autobusëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.