Dragash, 24 shkurt 2015 – Një Dëftesë e klasës së parë, viti shkollor 1943/44, mbetet dokumenti i vetëm që dëshmon ekzistimin e shkollës së parë shqipe në trevën e Opojës. Saktësisht, shkollës së parë shqipe në fshatin Brrut, e cila synonte ndërprerjen e asimilimit të shqiptarëve përmes shkollimit të imponuar në gjuhën serbe.
Dokumentin që e ka publikuar, Ibrahim Skenderi, ish-drejtori i shkollës fillore “Sezai Surroi” në Bellobrad, dëshmon se mësues i parë i kësaj shkolle shqipe në Brrut, ishte Sezai Surroi, emrin e të cilit e mban edhe sot SHFMU në Bellobrad, të cilës i përket edhe paralelja në fshatin Brrut. Ky dokument përmban stemën e Mbretërisë Shqiptare, që dëshmon se shkolla, të cilën e kishte hapur Sezai Surroi, vepronte nën administrimin e kësaj mbretërie.
Sipas Skenderit, me tu hetuar veprimtaria e Surroit, ai kapet nga pushteti i atëhershëm fashist dhe dënohet me varje, në Tregun e drithërave në Prizren, përpara hotelit të sotëm “Theranda”, ku deri në vitin 1999 qëndronte përmendorja që përkujtonte varjen e Surroit dhe shumë heronjve të tjerë të asaj kohe.
Dokument i rrallë – Sezai Surroi ishte hero!
POSTIMI PARAPRAKShkon në hotel me tre femra – Del i plaçkitur!
POSTIMI I RADHËSNë Vërmicë kapet gjysmë kilogram marihuanë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.