Në Vërmicë kapet gjysmë kilogram marihuanë!

droga dogana volvoPrizren, 23 shkurt 2015 – Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielën, rreth orës 13:30, e ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Kosovës, ku kanë gjetur gjysmë kilogram lëndë narkotike.
Përmes një komunikate për media, dogana ka njoftuar se gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë Kufitare në Vërmicë, oficerët doganorë kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuana. ”Gjatë kontrollit të automjetit tip ‘Volvo’, ku janë përdorur pajisje për kontroll që janë dhuruar nga Ambasada amerikane, oficerët doganorë kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë, në sasi prej 561.40 gram. Substanca është gjetur nën ulësen e vozitësit, e mbështjellur me qese plastike dhe e mbyllur ne një qese tjetër”, thuhet në komunikatë.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply