C-19: Familjarët e Zahadin Berishës rezultojnë negativë!

C-19: Familjarët e Zahadin Berishës rezultojnë negativë!

Dragash, 18 gusht 2020 – Të dielën është varrosur Zahadin Berisha nga fshati Buçe, i cili vdiq të shtunën si pasojë e prekjes nga virusi Corona. Përpos pikëllimit për vdekjen e tij, familjarët kishin edhe hallin shtesë, frikën se mos janë të prekur edhe ata nga ky virus, e kjo ka bërë që të ndihen edhe të diferencuar nga bashkëfshatarët e tyre. Kjo ka bërë që ata ta bëjnë testin, rezultatin e së cilit e kanë pranuar sot. Djali i të ndjerit, Labinoti, njoftoi për redaksinë tonë se të gjithëve iu ka dalë rezultati negativ dhe, pas kësaj askush nuk ka pse frikësohet nga ta. “Të gjithë kemi rezultuar negativë, prandaj duam t’i njoftojmë bashkëfshatarët tanë që mos të ndruhen nga ne”, tha shkurt Labinot Berisha.