Dragash, 13 dhjetor 2021 – Banorët e fshatit Brezne, në komunën e Dragashit, edhe këtë dimër po përballen me mungesë të energjisë elektrike për shkak se edhe këtë dimër shtyllat elektrike po rrëzohen sikurse dimrin e kaluar. Kjo ka bërë që, në shënjë revolte ndaj KEDS-it, banorët ta bllokojnë udhën regjionale në Llopushnik, e cila lidh këtë komunë me Zhurin.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetra fotografi dhe video nga banorët e këtij fshati, të cilët faktojnë gjendjen e mjerueshme të rrjetit elektrik, ku një shtyllë dukej të ishte përplasur mu në derë të hyrjes së një shtëpie.