Numërimi i votave të mërgatës së Dragashit – Nga 696 zarfe, refuzohen 49!

Numërimi i votave të mërgatës së Dragashit – Nga 696 zarfe, refuzohen 49!

Prishtinë, 14 dhjetor 2021 – Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elesi, sapo ka njoftuar për redaksinë tonë se ka filluar numërimi dhe se brenda një ore do ta mësojmë rezultatin.
“Gjatë periudhës se votimit përmes postës, kemi pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit, brenda këtyre pakove janë konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ku prej tyre janë aprovuar 647 ndërsa janë refuzuar 49, për shkak të mosplotësimit të kritereve juridike”, tha Elezi.