Beogradi shkarkon Adem Hoxhën – Shkak, lojalitetit ndaj Prishtinës!

Beogradi shkarkon Adem Hoxhën – Shkak, lojalitetit ndaj Prishtinës!

Beograd, 11 maj 2018 – Për shkak se pandërprerë po e dëshmon lojalitetin e tij ndaj Prishtinës zyrtare, si dhe ankesave të shumta të oponentëve të tij nga Gora, se po vepron kundër interesave të tyre dhe Beogradit zyrtar, qeveria serbe ka marrë vendim që ta shkarkojë kryetarin e të ashtuquajturës Komunë e Gorës, Adem Hoxha.
Mediat serbe raportojnë se Hoxha u shkarkua me kërkesën e Zyrës për Kosovë, institucion ky i themeluar nga qeveria serbe. Kjo e fundit i ka marrë për bazë arsyetimet e kësaj zyre dhe ka paralajmëruar se në vend të Hoxhës do të emërojë një zyrtar tjetër, raporton – Politika