Gjilan, 11 dhjetor 2013 – Paraditen e sotme, forcat e Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e Gordana Stamenkoviq-Slavkoviqit, në fshatin Korminjan të Ranillugut. Ajo është arrestuar mbrëmë, si e dyshuar për keqpërdorime zgjedhore, duke iu dhënë të holla zgjedhësve që ata ta votojnë Iniciativën Qytetare “Srpska” (GIS), në fshatin Korminjan të Ranillugut, ku fitoi kandidati i kësaj iniciative, Gradimir Mikiq.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i tha gazetës “Jeta në Kosovë” se, Gordana Stamenkoviq-Slavkoviq, po hetohet në lidhje me dyshimet për dhënie të të hollave, në këmbim të votave. Hashani deklaroi se ka disa dëshmi për këto dyshime, për të cilat prokurori, Agron Uka, ka ngritur kallëzim penal ndaj saj.
Stamenkoviq-Slavkoviq, arkëtare në sigurimin social të strukturave paralele në Kamenicë, të cilat po mbështeten nga Serbia, dyshohet të ketë blerë vota për GIS-in në Ranillug, ku më 1 dhjetor, në garën për kryetar komune, fitoi pikërisht kandidati i kësaj iniciative, Gradimir Mikiq, duke e lënë pas Milan Aritonoviqin e Partisë Popullore Serbe të Kosovës (SNPK), me vetëm 147 vota diferencë.
Arrestohet një serbe, e dyshuar se bleu vota për Listën “Srpska”
POSTIMI PARAPRAKKërkohet hetim nga Qeveria, për keqpërdorim të kondomëve!
POSTIMI I RADHËSOdeta Nishani ka ofruar dorëheqje nga posti i saj!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.