Arrestohet vëllai i Edi Ramës – Dyshohet se organizoi aterimin e flamurit!


arrestohet olsi ramaBeograd, 14 tetor 2014 – Vëllai i kryeministrit të Shqipërisë është arrestuar nga policia serbe në stadiumin e Partizanit në Beograd, me akuzën se ka nxitur incidentin, duke organizuar aterrimin e flamurit me hartën e Shqipërisë etnike dhe portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, raportojnë mediat serbe.
Оlsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Еdi Rama, është arrestuar në tribunën VIP të stadiumit, i dyshuar se është ai që ka organizuar dhe dirigjuar fluturimin e flamurit, i cili u pasua me ndërprerjen e ndeshjes, raporton i derguari jonë në Beograd, duke u thirur në raportimet e mediave serbe. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Ndërkohë që zyrtarët në Tiranë e kanë përgënjështruar këtë informacion të mediave beogradase.
Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë, në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi u pa flamuri me hartën etnike shqiptare, teksa po aterronte në fushë.