Ndërpritet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë (Foto)


redari sulmon canenBeograd, 14 tetor 2014 – Në minutën e 44 është ndërprerë takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pas tensioneve në stadium.
Që në fillim u pa se kjo ndeshje po zhvillohej me tension, pasi në shumë raste futbollistët serbë shkaktonin faul, madje edhe pa qenë në ballafaqim me topin. Kulmi i këtij tensioni mbërriti, kur një flamur me hartën e trojeve shqiptare dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit u pa duke ateruar në fushë. Sapo zbriti poshtë, flamurin e rrëmbyen, fillimisht futbollistët serbë, por që në mbrojtje i dolën futbollistët shqiptarë. Kjo bëri që tifozët serbë të vërsulen mbi futbollistët shqiptarë, madje edhe ata që ishin të angazhuar për të mbajtur rend, u panë teksa sulmonin fizikisht lojtarët e kombëtares kuqezi.