Suharekë, 30 janar 2016 – Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, që ndërlidhen me vrasjen e të riut nga fshati Sopi e Suharekës, Egzon Mazrekut. Indeksonline raporton se brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se, përpos dy personave të arrestuar, policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, identitetin e të cilit e kanë të njohur organet e rendit.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është nga Lipjani dhe se policia posedon të gjitha informacionet rreth këtij rasti, si dhe skenarin se si kanë qenë tre vrasës që kishin hyrë në shtëpinë e Naim Mazrekut, ku edhe e vranë Egzonin.
Ndryshe, vrasja kishte ndodhur në fshatin Sopi të Suharekës, ku persona të armatosur kanë qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, pasi kishin hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur.
Egzoni kishte vdekur nga plaga, ndërsa babai i tij, Naimi, ende është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, raporton – Indeksonline.
Arrestohen dy persona, lidhur me vrasjen e të riut nga Sopia
POSTIMI PARAPRAKSafet Kushi e përgëzon dhe e qorton Zinaida Elmazin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.