Arrestime në Prizren, ende pa filluar protesta!

protestuesit arrestimi prizrenPrizren, 18 mars 2014 Mëngjesi i sotëm para “Shtëpisë së Bardhë” në Prizren ka nisur me arrestimin e tre personave, për të cilët dyshohej se do t’ia bllokonin hyrjen kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. TV Prizreni ka raportuar se policia ka arrestuar përfaqësuesin e KIPRED-it, Kastriot Jahën, teksa ai po pinte kafe në një lokal, përballë ndërtesës së Komunës. Këtë fat e pësoi edhe këshilltari i Kuvendit të Komunës nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili tentoi të protestonte ndaj veprimit të policisë.
Aktualisht, para hyrjes në Shtëpinë e Bardhë në Prizren po qëndron policia, e cila edhe dje arrestoi disa protestues që kërkonin dorëheqjen e Ramadan Mujës. PDK-ja dje i doli në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, që vjen nga radhët e saj, me arsyetimin se askush nuk mund të konsiderohet i dënuar, derisa vendimi i gjykatës nuk bëhet i plotfuqishëm.

Leave a Reply