Hatim Baxhaku, zyrtarisht deputet në Kuvendin e Kosovës

hatim-baxhaku-ldkPrishtinë, 26 dhjetor 2013 – Ashtu siç kishte paralajmëruar Radio SHARRI, në fillim të këtij muaji, edhe zyrtarisht dha betimin si deputet në Kuvendin e Kosovës, kirurgu me famë të gjerë nga Bellobradi i Opojës, Hatim Baxhaku.
Betimi u bë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u plotësuan tre vendet e deputetëve të LDK-së, të cilët janë zgjedhur kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që u zhvilluan këtë muaj. Përpos Baxhakut, betimin e dhanë edhe, Xhavit Uka dhe Xhafer Tahiri, të cilët zëvendësuan Lutfi Hazirin, Ymri Ahmetin dhe Sali Asllanajn. Dr. Hatim Baxhaku ka marrë ulësen e deputetit, Lutfi Haziri, i cili është zgjedhur kryetar i Gjilanit. Xhavit Uka ka zëvendësuar deputetin, Imri Ahmeti, i cili fitoi për kryetar të Lipjanit. Ndërkaq, Xhafer Tahiri, ka zëvendësuar Sali Asllanajn, i cili fitoi postin e kryetarit të Suharekës.
Opojani që fitoi 6 mijë e 887 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, por që nuk arriti të ulej në karrigen e deputetit, Hatim Baxhaku, në muajt e fundit të këtij mandati do ta shijojë këtë ulëse, si i vetmi deputet nga komuna e Dragashit, i cili vjen në këtë pozitë me votat e qytetarëve. Ndërkaq, falë vendeve të rezervuara, komuna e Dragashit përfaqësohej vetëm nga kreu i GIG-ut, Mursel Halili, i cili bashkëpunimin e tij e kishte gërshetuar me SLS-në, por që nuk ka dëshmuar angazhim për trevën e Gorës, në të cilën vepron me subjektin e tij politik.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply