Dragash, 10 prill 2017 – Pas shumë premtimesh, se rruga Zhur – Dragash do të ndërtohet me standarde evropiane, ndërkohë që aksi rrugor Trokan – Dragash po shkatërrohet gjithnjë e më shumë, qytetarët kanë filluar edhe të tallen me gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë. Në këtë fotografi që na dërguar të dielën një lexues, shihet se dikush e ka mbjellë një pishë në gropën që është krijuar, në afërsi të rrugës që ndahet për në fshatin Rrenc.
Për gjendjen e kësaj rruge, redaksia jonë ka raportuar disa herë, por në prononcimin e fundit nga kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, është kuptuar se intervenimi i premtuar në këtë aks rrugor do të ndodhë pasi të përfundojë ndërtimi i autorrugës Prishtinë – Shkup.
Qytetarët tallen me ata që nuk po i mirëmbajnë rrugët!
POSTIMI PARAPRAKDigjet automjeti, në afërsi të fshatit Plavë (Video)
POSTIMI I RADHËSAmerika sulmon forcat e Asadit – Rusia e quan agresion!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.