Amerika sulmon forcat e Asadit – Rusia e quan agresion!

Amerika sulmon forcat e Asadit – Rusia e quan agresion!

Homs, 07 prill 2017 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sot në mëngjes sulme raketore ndaj një baze ajrore në Siri, në përgjigje ndaj dyshimeve për sulme me armë kimike në një qytet të kontrolluar nga rebelët. Gjithsej 59 raketa të tipit “Tomahawk” janë hedhur nga dy anije amerikane në detin Mesdhe.
Ushtria siriane tha se gjashtë persona kanë vdekur, si pasojë e këtyre sulmeve, i cili është i pari që forcat ushtarak amerikan ndërmorën kundër forcave të komanduara nga kryetari i Sirisë, Bashar al Asad. Presidenti amerikan, Donald Tramp, e quajti Asadin diktator, pasi që, sipas tij, ai ka kryer një sulm të tmerrshëm kimik ndaj civilëve të pafajshëm. “Kemi vepruar në interes vital të sigurisë së Amerikës, për të parandaluar përdorimin e armëve kimike. U bëj thirrje të gjitha shteteve të civilizuara, që të na bashkohen në kërkesën për t’i dhënë fund kësaj masakre dhe gjakderdhjes në Siri, si dhe për ta ndalur terrorizmin e të gjitha llojeve”, citohet të ketë thënë presidenti Tramp.
Ndërkohë, Rusia, që e përkrah Asadin, i ka dënuar këto sulme. Dmitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, e cilësoi sulmin si akt agresioni kundër një shteti sovran, transmeton – CNN.

Leave a Reply