Dragash, 26 prill 2015 – Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, sot ka dhënë detaje të tjera, në lidhje me ngjarjen e së shtunës, ku nga goditja me automjet mbeti i lënduar një polic që ishte duke kontrolluar trafikun, tek ish-kazerma e TMK-së, afër fshatit Zym të Opojës.
Sipas policisë, personi që e ka goditur me automjet policin, është arrestuar në fshatin e tij – Bresanë dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit policor prej 48 orësh. “Të shtunën është arrestuar një mashkull i kombësisë shqiptare, nën akuzën për vrasje në tentativë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radio Sharrit, se personi i arrestuar e kishte kryer veprën qëllimisht. “Për motive hakmarrjeje, personi i arrestuar e ka goditur policin me qëllim. I njëjti po mbahet në polici, ku po bëhen hetime të mëtutjeshme”, tha Berisha.
Policia: “Në Dragash u tentua të vritej polici”
POSTIMI PARAPRAKPërcillet për në banesën e fundit, Agim Kamberi!
POSTIMI I RADHËSPërçarja që bën SHIK-u në Kosovë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Edhe ju po boni hajgare me lexusit. Her po shruni se kjo ka ndodh te udhekryqi i tyrbes a tash po del se ka ndodh afer Zymit. Ani, ska gajle lexuesit e juj kan nerva me lexu ksi shkrime.