Prishtinë, 03 prill 2015 – Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), sot ka suspenduar nga puna imamin e xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihun. Ky suspendim ka ardhur pas deklaratave publike të Salihut se në Kosovë, gjatë vitit 1445, kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë dhe se ishin turqit ata që i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë, duke ua dhënë tokat e tyre. “Sot, myftiu Naim Tërnava, në bazë të nenit 47.1, mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë Aktvendim, me të cilin suspendohet nga puna, Irfan Hasan Salihu, imam, hatib dhe mualim në xhaminë ‘Suzi Qelebi’ në Prizren. Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor që pritet të mblidhet, sapo lënda të kompletohet”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BIK-ut.
Suspendohet Irfan Salihu – Pasojnë edhe masa të tjera!
POSTIMI PARAPRAKSelim Kryeziu ecën mbarë drejt kryesimit të LDK-së!
POSTIMI I RADHËSGarë mahnitëse në “Arxhena” – Këto janë rezultatet!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.