Zhur, 03 janar 2015 – Përderisa po zhvillohen ceremonitë mortore për varrimin e djaloshit 12-vjeçar, Adem Badalli, nga fshati Zhur, i cili u aksidentuar për vdekje në natën e Vitit të Ri, një lajm human është lansuar nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë vendosur t’ia falin gjakun personit që e ka aksidentuar vogëlushin.
Njëri nga familjarët e viktimës ka treguar për portalin “Express” se këtë akt kanë vendosur ta bëjnë me vullnet dhe pa inicimin e askujt.
“Ne kemi vendosur ta falim këtë gjak vet. E dimë që nuk ka qenë aksident i qëllimshëm dhe për këtë do ta falim. Ne jemi nga i njëjti fshat dhe njihemi mirë me personin që e ka shkelur me veturë djalin tonë. Andaj s’kemi arsye të veprojmë ndryshe”, ka thënë xhaxhai i të ndjerit, duke shtuar se kjo falje gjaku do të bëhet sot rreth orës 14:00, pas varrimit.
Familjarët ia falin gjakun shoferit që aksidentoi 12-vjeçarin!
POSTIMI PARAPRAKAktori serb imiton mrekullisht Edi Ramën në Beograd (Video)
POSTIMI I RADHËSNdërroi jetë djaloshi nga Zhuri, i aksidentuar të mërkurën!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.