Mbesa e Sali Berishës fajëson shqiptarët për incidentin në Beograd!


dasara malltezi reagimiTiranë, 15 tetor 2014 – Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali  Berishës, duket se iu ka dalë në mbrojtje huliganëve serbë, të cilët mbrëmë shkaktuan kaos në stadiumin e Partizanit, në Beograd, në ndeshjen e kombëtarës shqiptare me atë të Serbisë.
Një reagim i ashpër ka vërshuar sot në mediat tona, të cilat kanë publikuar edhe transkriptin e postimit të reagimit që ka bërë mbesa e Sali Berishës, për të cilën thuhet se në reagimin e saj e ka përkrahur publikisht kombëtaren serbe dhe tifozët e saj, duke thënë se ishin shqiptarët ata që nuk treguan kulturë në takimin e mbrëmshëm. Madje, ajo ka shkruar se shqiptarët janë të pacivilizuar dhe shikojnë vetëm të zihen me grushta.
Raportohet se mbesa e Berishës mori shumë reagime dhe fyerje për këtë postim dhe ishte detyruar ta fshinte, por nuk i kishte bërë punë, pasi ai njoftim është kopjuar dhe po qarkullon nëpër rrjetet sociale, madje po ia hedhin asaj edhe në profil, në vend të komenteve.

Profili i Desarës, kliko KËTU!