Zgjedhjet në Shqipëri – Sali Berisha paralajmëron mosnjohjen e tyre!

sali berisha zgjedhjetTiranë, 21 qershor 2015 – Ashtu siç kishin paralajmëruar disa analistë politikë, duket se do të ndodhë që Partia Demokratike të mos i njohë zgjedhjet që u zhvilluan sot për pushtetin lokal në Shqipëri. Këtë e ka paralajmëruar ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos t’i përligjin këto zgjedhje. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në profilin e tij në Fejsbuk, të cilin po e transmetojmë, pa asnjë ndërhyrje:

“Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit.
1. Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele.
2. Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine.
3. Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve.
4. Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit.
5. Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste.
6. Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti.
7. Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje licencave.
8. Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Francis Coppolas.
Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur. Duke perfunduar, i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhenjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve”.

Leave a Reply