Sali Berisha me familje shpallet “Non Grata” nga SHBA-ja!

Sali Berisha me familje shpallet “Non Grata” nga SHBA-ja!

Uashington, 19 maj 2021 – Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “Non Grata” nga SHBA-ja, për shkak se është konsideruar si lideri që është implikuar në korrupcion. Në një mesazh në “Tëitter”, Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken, shkruan se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, prandaj edhe iu ndalohet hyrja në vend.
“Veprat e korrupsionit të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit, së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.