Nuk u përmendën në ceremoninë e shkollës – Reagon OVL e UÇK-së!

Nuk u përmendën në ceremoninë e shkollës – Reagon OVL e UÇK-së!

Dragash, 19 prill 2022 – Dega e OVL të UÇK-së në Dragash ka reaguar ndaj fjalimeve të konferencieres dhe drejtorit të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në kremtimin e Ditës së Shkollës.
Në një prononcim për redaksinë tonë, Emri Neshati, kryetar i OVL të UÇK-së, tha se gjatë ceremonisë së Ditës së Shkollës, ku dhe shënohet datëlindja e dëshmorit Ruzhdi Berisha, nga prezantuesja nuk u përmenden dëshmorët e as veteranët. Sipas tij, njëjtë kishte vepruar edhe drejtori, Shukri Nebiu. “Për ketë anashkalim, ne si OVL e UÇK-së, kërkojmë arsye. Përse nuk u përmenden veteranët dhe as dëshmorët, kur dihet se Ruzhdi Berisha është shpallur dëshmor i UÇK-së”, tha për redaksinë tonë Neshati.